Gjermania do të fillojë vaksinimin në datën 27 dhjetor/ Ministri i Shëndetësisë: Po na hap rrugën për të dalë nga kriza

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, i cili ka thënë se vaksina e Pfizer dhe BioNtech e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, ka shënuar një moment historik për pandeminë.

Gjermania do të fillojë vaksinimin ani-Covid në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit më 27 dhjetor. Lajmi është konfirmuar dhe nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, i cili ka thënë se vaksina e Pfizer dhe BioNtech e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, ka shënuar një moment historik për pandeminë.

“Vaksinimi po na hap rrugën për të dalë nga kriza. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Qeveria federale po planifikon të shpërndajë më shumë se 1.3 milion doza vaksinash tek autoritetet lokale shëndetësore në 16 shtetet federale të Gjermanisë deri në fund të këtij viti. Në janar, të paktën 670,000 doza të tjera vaksine do të shpërndahen çdo javë,”-ka thënë Spahn.

Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 1,534,116 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 27,297 pacientë.