Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në akse të ndryshme në vend. Aksi Gramsh-Moglicë është një prej tyre që ka hasur vështirësi në kalimin e makinave pasi në të kanë rënë gurë dhe inerte.
Pavarësisht se gurët dhe inertet janë hequr nga kompanitë përkatëse, rëshkitje të vazhdueshme të dherave ka pasur dhe në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë.
Firma kontraktuese është në gatishmëri për të eleminuar gurët dhe inertet nga akset rrugore. Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por jashtë zonës së rrezikut.
Strukturat e emergjencave civile në bashkitë e qarkut janë gatishmëri.


