Reshjet e dendura te shiut po vijojne me intensitet te larte pothuajse ne te gjitha qarqet e vendit, duke rrezikuar daljen e lumenjve nga shtrati.
Reshjet e dendura në Lezhë kanë bërë që niveli i lumit Drin të rritet shumë duke rrezikuar dhe të dalë nga shtrati. Edhe lumi Osum që përshkon Beratin është fryrë shumë dhe rrezikon daljen nga shtrati.
Situata me përmbytjet në vend është paralajmëruar për disa ditë me radhë nga ana e Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.


