Projekt-ligji, i cili rrit kufijtë e territorit me shtrirjen nga 6 në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet përdiskutim në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen kete te marte ne 12 janar , ne se do te jete e nevojshme do te rishikohet pas 3 ditesh dhe do të prezantohet në seancë plenare të martën tjeter më 19 janar.
Projekt-ligji përbëhet nga pesë nene. Në veçanti tek neni I pare percaktohet zona ku zbatohet qe ka te beje me Detin Territorial, nga pika më veriore e të Ishujve Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez. Bëhet e qartë se zona e mësipërme përfshin brigjet kontinentale të territorit grek, si dhe ishujt dhe shkëmbinjtë e saj sipas Nenit 121 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të 1982 mbi Ligjin e Detit.
Ne paragrafin e dyte theksohet se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj,si ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit.
Neni I dyte dhe ai I trete, i referohen shtrirjes së Detit Territorial qe percaktohet ne 12 milje te cilat llogariten nga vija bregdetare dhe vija baze pas mbylljes se gjireve.
Neni katër përfshin peshkimin nga anijet e peshkimit të BE-së per te cilat deklarohet se mund te lejohen në zonën detare qe percakton neni 1 dhe në ujërat e Detit Territorial midis 6 dhe 12 miljeve detare mbi baza të përkohshme, me vendime të Ministrise se Zhvillimit Rural dhe Ushqimit dhe për periudhën e përcaktuar në këto vendime, siç përcaktohet në pikën 5 të nenit 4 të Rregullores së BE-së 1380/2013.
Projektligji përfundon me nenin pesë, i cili thotë se hyrja në fuqi e këtij ligji fillon me botimin e tij në fletoren zyrtare .
Per shkak se me këtë projektligj zgjerohen kufijtë e vendit Kryetari i Parlamentit Konstantinos Tassoulas ka njoftuar se do të ushtrojë të drejtën që ka nga Rregullorja për të mbajtur votim me emer te cdo deputeti ne menyre qe te duket edhe shumica absolute.
Sic theksojne burime diplomatike per here te pare me ane te ketij ligji zgjerohet territori në të cilin vendi ushtron sovranitet dhe se kjo sjell njekohesisht zgjerimin e hapësirës ajrore dhe ushtrimin e sovranitetit te plote edhe ne ujërat territoriale, përfshirë shtratin e detit dhe nëntokën e tij.
Po sipas te njejtave burime ky zhvillim i rëndësishëm është pjesë e strategjisë për të ushtruar të drejtat qe jepen nga e drejta ndërkombëtare, por edhe për të kërkuar konsensus me vendet fqinje, për të përfunduar marrëveshje me ta për caktimin e zonave detare, duke promovuar marrëdhënie të mira dhe promovimin e sigurisë, prosperitetit dhe bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.



