Aktori i humorit Fjorjan Binaj iu është bashkuar personazheve që nuk kanë lënë pa komentuar videon e ministrave në Dubai.
Binaj, nëpërmjet Instagram, tregon se është përfshirë në një aksident me makinë që ka pësuar në hyrje të Kavajës, ku rruga ka një gropë problematike për drejtuesit e mjeteve.
Aktori tregon se ka qenë në makinë së bashku me fëmijët e tij, ndërsa me doza të forta ironie thotë se faturën për rregullimin e rrugës duhet tia çojnë Nusretit.
‘O mjeshtra! Kur të vuni nga Dubai hidhini një grusht asfalt kësaj gropës në hyrje të Kavajës, se për 15 minuta u bëmë 2 makina me fëmijë brenda që na u dëmtuan gomat dhe disqet. Mos e vrisni mendjen për faturën, çojani Nusretit! Kujdes shoferët që kalojnë këtu- shkruan Binaj në instastory, aty ku ka ndarë dhe foton nga goma e makinës.

Dosja.al publikoi e para pamjet e darkës luksoze në restorantit e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret në Dubai, ku ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku bashkë me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën po darkonin me milionerin shqiptar Samir Mane. Qeveria sqaroi se darka ishte shtruar nga investitorët arab, por rrjeti i ka “kryqëzuar” ministrat e Ramës që në kohën kur vendi është nën ujë, zgjedhin të darkojnë në një nga restorantet më të shtrenjta në botë. Kryeministri i mori në mbrojtje vartësit e tij, duke thënë se nuk është paguar asgjë cent nga taksat e shqiptarëve.


