A do të bëjë marrëveshje me Bashën për të larguar Ramën nga pushteti? Berisha: Ka vetëm një mundësi që…

Kryeministri Sali Berisha është shprehur për “Radio Nova”, se ka vetëm një mundësi që ai të bashkëpunojë me PD. Ai tha se zgjidhja e vetme është që Basha të njohë votën në parti e të futet në zgjedhje për kryetar.

Madje sipas Berishës, PD i lejon mundësi, me anë të statutit të ri të miratuar në 11 dhjetor, që të krijohet një fraksion.

“Marrëveshja është e thjeshtë. Nuk jam unë njeri i interesit personal. Jo. Marrëveshja është e thjeshtë, në rast se Lulzim brava pranon votën gjithçka është e zgjidhur. Do të ketë garë për kryetar partie.

Të vijë të garojë, asnjë pengesë s’do të ketë. Në statutin e 11 dhjetorit vendosëm një nen që partia pranon fraksione në qoftë se ai arrin të krijojë fraksion, statuti i jep këtë të drejtë. Kjo që ju shihni është një revolucion paqësor, i vërtetë. Me këtë dua të them se në ’91-in, pas një rrethi të tërë me foltore dhe mitingje u mblodhëm dhe vendosëm t’i japim ultimatum Ramiz Alisë.

Dolëm nga qeveria dhe ministrat m’u kundërvunë. Unë u mora me revolucionin e jo me ta. Ata nuk u shkëputën nga PD, e ne shkuam drejt një fitoreje të madhe. Ju garantoj ju që Basha e ka të hapur mundësinë e fraksionit dhe të garës, por refuzimi i Bashës nuk përbën asgjë për PD. Janë dhjetëra e qindra mijëra demokratë e njerëz të tjerë që po i bashkohen PD këtë periudhë. Kjo është dallgë, është cunam revolucion. Nuk ka të ndalur drejt fitores së tij të plotë”, u shpreh Berisha.