A do të lejohet Tom Doshi të kandidojë për deputet? Celibashi zbulon takimet me Yuri Kim

Çfarë do të ndodhë nëse Tom Doshi kandidon si deputet?

Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, ne do të flasim në rastet kur të kemi kandidatët. Nuk mund të diskutojmë në mënyrë hipotetike për gjithkënd, takimet me ambasadoren amerikane, kanë qenë të njëjta me çdo takim tjetër të diplomatëve që janë në Tiranë.

Asnjë nuk është ndalur në çështje të veçanta të procesit, duhet të presim datën 8 që të shohim cilët do të jenë kandidatët. KQZ do të ketë të gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti, qoftë ky i evidentuar publikisht, qoftë jo, për të marrë vendime në përshtatje me Kodin Zgjedhor.