A është i ligjshme krijimi i strukturave paralele në ruajtje të votës? Përgjigjet Ardi Veliu: I vetmi institucion për kontrollin e territorit është policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, përmes një konference për media sqaroi të dhënat zyrtare mbi hetimin e kryer deri tani në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit ditën e djeshme.

Veliu u pyet dhe në lidhe me ligjshmërinë e strukturës së mbrojtjes së votës të ngritur nga Partia Demokratike. Kryepolici e konsideroi strukturën si të jashtëligjshme pasi sipas tij legjislacioni vendas njeh vetëm Policinë e Shtetit si organin me atribut në kontrollin e territorit dhe ruajtjes së rendit publik.

“Nuk preferoj t’i përgjigjem pyetjes së parë. Në zbatim të legjislacionit të shtetit shqiptar, i vetëm institucion që ka atributin të kontrollojë territorin dhe të ruaj rendin dhe qetësinë është Policia e Shtetit. Asnjë forcë politike nuk mund të krijojë strukturë paralele në ruajtje të votës”, tha Veliu.