A është penduar që u rikthye në politikë? Berisha: Hoqa dorë nga jeta që kisha ndërtuar, nuk ishte e lehtë. Ja çfarë më thanë të afërmit kur mora vendimin

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i sigurtë për një vazhdim të koalicionit me LSI-në. Në emisionin Kjo Javë me Nisida Tufën, Berisha u shpreh besimplotë se bashkëpunimi në të ardhmen do të vazhdojë.

I pyetur nëse  ka sakrifikuar për marrjen e vendimit për rikthim, Berisha tha se hoqi dorë nga jeta që kishte ndërtuar edhe pse nuk ishte i sigurtë se do të kishte mbështetje. Ulje tonesh ndaj Bashës?Qëndrimet e tij janë qëndrimet e tij, unë ndjek axhendën e PD. Ai është dhe do mbetet deputet i PD.A mund të sakrifikonit diçka për PD-në?Të lëmë mënjanë modestinë. Ky vendim për rikthim mbart pas vetes sakrifica. Unë kisha ndërtuar jetën time me projekte të tjera që i kam sakrifikuar dhe u riktheva. Nuk ishte e lehtë. Ditën që kam marrë vendimin më thanë sa i sigurtë se ti se do të kesh mbështetje. Aspak u thashë unë. Asnjë betejë nuk e kam nisur me sigurinë se do të fitoj. Në këtë betejë nuk jam penduar që i kam hyrë e rikthyer.8 janari ishte një përpjekje paqësore për t’u vendosur në selinë e PD. Ishte çnjerëzore qëndrimi që Lulzim Brava mbajti ndaj demokratëve. U përdorën sasitë më të mëdha të gazit. Aty tregoi gjithçka se Basha kishte humbur çdo autoritet moral për të qenë kryetar i saj.Koalicioni me LSIJam për koalicion me LSI dhe me shumë forca të tjera që duan të jenë opozitë. Do të bashkëpunoj me kryetarin e një partie tjetër. Komunikojmë vazhdimisht.Pse mendoni se Edi Rama është i trembur?

Ai ka humbur qetësinë. Tek deklaratat që bën, qëndrimet në çdo gjë. Rama defakto është i dërrmuar. Drita në tunel po i shuhet.Kanë një problem shqiptarët. Nuk i duan kukullat.