Administrata Tatimore publikon listën e subjekteve që përjashtohen nga TVSH

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo subjekt të interesuar, si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi.

Qeveria ka nisur zbatimin e procesit të rindërtimit, që synon zbutjen e impaktit të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ku mijëra familje mbetën të pastreha.

Sipas një vendimi të mëparshëm të qeverisë, subjektet që do të bëhen pjesë e procesit të rindërtimit do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, në një përpjekje për të ulur kostot. Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi listën e tatimpaguesve që kanë marrë autorizimet përkatëse për të përfituar nga kjo masë duke bërë me dije se lista do të përditësohet në vazhdim.

“ Njoftim për Procesin e Rindërtimit!

Në zbatim të VKM 143, datë 13.02.2020, “Procedurat për lëshimin e autorizimit për subjektet e rindërtimit dhe për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimit të mallrave e shërbimeve për qëllime të procesit  të rindertimit”, Administrata Tatimore vijon me lëshimin e autorizimeve dhe monitorimin e plotë të këtij procesi.

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të ofruar ndihmë dhe informacion për çdo subjekt të interesuar, si dhe për të vijuar në zbatimin rigoroz të këtij procesi.

Bashkëngjitur lista e Tatimpaguesve që kanë marrë Autorizimet, e cila do të përditësohet  në vijim. Lista e plotë, kliko këtu: Lista e Autorizimeve”.