2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Agjencia për Media dhe Informim do të vendoset në Pallatin e Kongreseve, ja vendimi i qeverisë

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të fundit, për të lëshuar me qira, me tarifë të reduktuar të sallës së konferencave “A” dhe disa zyrave në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Këto hapësira, do të jenë në dispozicion për Agjencinë për Media dhe Informim dhe qiraja do të jetë e reduktuar.

Sipas njoftimit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare.

Kujtojmë se vendimi për krijimin e kësaj agjencie u mor në muajin shtator. Pati reagime të shumta lidhur me këtë vendim, duke qenë se gazetarët argumentonin se do të minohej fjala e lirë dhe shprehja e mendimit, si dhe do të implementohet përdorimi i propagandës. Po nga ana tjetër, qeveria siguroi se asgjë nga pretendimet nuk është e vërtetë dhe se lira e shprehjes nuk do të cënohet.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

DHËNIEN ME QIRA, ME TARIFË TË REDUKTUAR, TË SALLËS SË KONFERENCAVE “A” DHE TË ZYRAVE ME NUMRAT 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, VERI, NË MJEDISET E PALLATIT TË KONGRESEVE, AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8, të kreut III, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë, apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien me qira, me tarifë të reduktuar, të sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri, në mjediset e Pallatit të Kongreseve (në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare), Agjencisë për Media dhe Informim, për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

2. Tarifa e qirasë së sallës së konferencave “A” dhe të zyrave me numrat 2, 3, 5, 6, 7, 12, 14, veri është në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë gjatë gjithë periudhës së dhënies me qira.

3. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia për Media dhe Informim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme