Agjenda e Kulturës Turke e pranishme edhe në Shqipëri

Agjenda e Kulturës Turke, dalë si rezultat i punës një vjeçare të specialistëve të Institutit Yunus Emre, është përpilim i posaçëm për vitin 2020 duke marrë për bazë temat “E kuqja e turkut” dhe “Sarajet Topkapı”.

Agjenda e Kulturës Turke, dalë si rezultat i punës një vjeçare të specialistëve të Institutit Yunus Emre, është përpilim i posaçëm për vitin 2020 duke marrë për bazë temat “E kuqja e turkut” dhe “Sarajet Topkapı”, raporton TRT.

Si kopertinë e Agjendës së Kulturës Turke është përdorur veshje lëkure dhe lidhje me “miklep”; elementë që gjerësisht përdoreshin në libërlidhjen osmane. Imazhi i “Babüsselam”, një nga strukturat personifikuese të Sarajeve Topkapi dhe e njohur gjithashtu nga populli si “porta shtetërore”, u vendos në pjesën e përparme të kapakut.

Agjenda, e cila pasqyron në turqisht dhe anglisht kulturën turke, është përgatitur si një album i vogël i trashëgimisë kulturore të Turqisë, duke lënë hapësirë edhe për kuptimet e motiveve dhe simboleve turke.No photo description available.Image may contain: text