Airbus do të prodhojë automjet terreni që do të sjellë në Tokë mostra nga Marsi

Kompania ajrore dhe hapësinore Airbus, do të dizajnojë automjet terreni që do të sjellë në Tokë mostra të mbledhura nga Marsi

Kompania ajrore dhe hapësinore Airbus do të dizajnojë automjet terreni që do të sjellë në Tokë mostra të mbledhura nga Marsi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të Digital Trends dhe Engadget, Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka arritur marrëveshje prej 5.3 milionë dollarë me Airbus, që të dizajnojë automjet terreni, i cili do të marrë mostrat e mbledhura nga automjeti i zbulimit Mars 2020 që është në fazën e prodhimit dhe t’i sjellë në Tokë.

Automjeti i terrenit që Airbus do ta dizajnojë në Stevenage të Britanisë së Madhe, planifikohet që të mbledhë mostrat e përgatitura nga automjeti i zbulimit Mars 2020, më pas të gjejë raketën me të cilën ka zbritur në planet, t’i vendosë mostrat në raketë dhe të xhirojë momentet e lançimit.

Raketa e cila do të lançohet nga Marsi, duhet të takohet në orbitë me një mjet tjetër që e pret atë dhe do t’i dërgojë mostrat në Tokë.

Theksohet se automjeti i terrenit që mund të dërgohet në planetin e kuq, në planet mund të qëndrojë 150 ditë duke kërkuar mbi 30 tubë të mostrave që Mars 2020 do t’i lë pas.

ESA dhe NASA janë duke bashkëpunuar në këtë projekt.