Akar: Organizata terroriste PKK martirizoi 13 shtetas turq në Gara

"Në operacionin 'Kthetra-Shqiponja 2' janë vrarë 48 terroristë, 2 janë kapur të gjallë ndërsa rajoni është pastruar në masë të madhe nga terrorizmi", tha ministri i Mbrojtjes, Akar

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke e cilësuar si një “operacion jashtëzakonisht të veçantë dhe kritik” njoftoi se në operacionin “Kthetra-Shqiponja 2” janë vrarë 48 terroristë, 2 janë kapur të gjallë ndërsa rajoni është pastruar në masë të madhe nga terrorizmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se “Operacioni përfundoi. Elementët tanë tokësor dhe ajror janë kthyer të sigurt në garnizonet, në bazat e tyre”. Akar shpjegoi se “Teksa vazhdonin aktivitetet tona në rajonin e operacionit ‘Kthetra-Shqiponja 2’ gjatë kontrolleve në shpellën e marrë nën kontroll pas punimeve intensive u gjetën trupat e pajetë të 13 shtetasve tanë të cilët ishin rrëmbyer”.

Ministri Akar bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralin Yaşar Güler, komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneral Ümit Dündar, Komandantin e Forcave Detare, Admiral Adnan Özbal dhe Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralin Hasan Küçükakyüz, vizitoi qendrën operacionale në vijën kufitare ku drejtohet dhe menaxhohet operacioni “Kthetra-Shqiponja 2” i cili zhvillohet kundër objektivave të terroristëve në rajonin Gara në veri të Irakut.

Pasi ndoqi përgjatë ditës operacionin nga qendra operacionale, Akar mori informacione dhe dha udhëzime lidhur me aktivitetet.

Lidhur me situatën e fundit në operacionin “Kthetra Shqiponja 2” Akar tha: “Me qëllim për të neutralizuar PKK/KCK dhe elementët e tjerë terroristë, për të ofruar sigurinë kufitare dhe për të konfirmuar dhe për të kryer ndërhyrjen e nevojshme lidhur me informacion e inteligjencës për shtetasit tanë të rrëmbyer nga terroristët të cilët nuk janë njoftuar më parë për shkak të sigurisë; në kuadër të të drejtave tona për vetëmbrojtje që lind nga ligji ndërkombëtar më 10 shkurt 2021 në rajonin Gara në veri të Irakut filloi operacioni ‘Kthetra-Shqiponja 2’. Fillimisht me operacionin ajror u shkatërruan në mënyrë të suksesshme mbi 50 objektiva të terroristëve të tilla si strehimore, bunkerë, depo të armatimeve dhe të ashtuquajturat garnizone”.

Akar njoftoi se pas operacionit ajror në zonën objektiv filloi operacioni tokësor duke zbritur forcat e elementëve tokësore me helikopter.

“Në fillim të operacionit tokësor ranë dëshmorë 3 nga personeli ynë si dhe u plagosën 3 të tjerë. Përgjatë operacionit u vranë 48 terroristë, 3 prej të cilëve drejtues të lartë si dhe 2 terroristë të tjerë u kapën të gjallë. Në këtë mënyrë janë neutralizuar gjithsej 50 terroristë. Në operacionin ku janë përdorur armë dhe municione vendase është dhënë një goditje e rëndë ndaj organizatës terroriste në rajon dhe gjithashtu rajoni është marrë nën kontroll”, tha ai.

“Teksa vazhdonin aktivitetet tona në rajonin e operacionit ‘Kthetra-Shqiponja 2’ gjatë kontrolleve në shpellën e marrë nën kontroll pas punimeve intensive u gjetën trupat e pajetë të 13 shtetasve tanë të cilët ishin rrëmbyer. Në inspektimet e kryera u përcaktua se një nga shtetasit tanë të pafajshëm dhe të paarmatosur ishte martirizuar pasi ishte goditur në shpatull, ndërsa 12 të tjerët në kokë. Në këtë mënyrë është shfaqur edhe njëherë fytyra vrasëse dhe tradhtare e organizatë terroriste PKK. Ndërsa në informacionet paraprake të dhëna nga dy terroristët e kapur gjallë thuhet se shtetasit tanë janë martirizuar nga terroristi i ashtuquajtur përgjegjës i shpellës. Të gjithë terroristët e tjerë në shpellë që martirizuan shtetasit tanë janë neutralizuar”, tha ministri Akar.

Duke përgëzuar personelin që zhvilloi operacionin, Akar tha se “U krye një operacion jashtëzakonisht i veçantë dhe kritik. Operacioni u zhvillua në kushte të vështira terreni dhe të motit në një zonë të gjerë. Me operacionin janë neutralizuar në masë të madhe të gjithë elementët terroristë të vendosur në rajon dhe të cilët ishin në përpjekje për ristrukturim dhe në përgatitje për sulme ndaj kufijve tanë, forcave tona të sigurisë dhe popullit tonë”.

“Aktualisht sipas informacioneve që kemi marrë janë neutralizuar gjithsej 50 terroristë, por që punimet e institucioneve tona të inteligjencës vlerësojnë se numri i terroristëve të neutralizuar do të jenë edhe më shumë. Sikur të kishim mundur të nxjerrim prej aty të gjallë 13 shtetasit tanë. Por, këta vrasës të ulët, martirizuan të pafajshmit e paarmatosur me këtë masakër që kryen”, tha Akar.

Në fund të fjalës së tij, ministri Akar falënderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralin Yaşar Güler dhe komandantët e tjerë respektivë për suksesin e treguar në operacion.

Ndërkohë edhe gjenerali Güler vuri në dukje se me operacionin është planifikuar shkatërrimi i strehimoreve, bunkerëve, depove të armatimeve, garnizoneve dhe shpellave të terroristëve si dhe neutralizimin e elementëve të organizatës terroriste PKK me qëllimin për të eliminuar kërcënimet nga veriu i Irakut ndaj popullit dhe forcave të sigurisë.

Lidhur me fushëveprimin e operacionit, gjenerali Güler tha se “Terreni i operacionit ka një gjerësi prej 75 kilometra dhe 25 thellësi. Deri më sot është pothuajse operacioni më i madh që kemi kryer deri më sot në rajon. Në këtë zonë të gjerë është planifikuar goditja e të gjitha objektivave të rëndësishme”.