Akar: Që nga viti 2015 janë neutralizuar mbi 30 mijë terroristë

"Gjatë vitit kemi organizuar mbi 200 operacione brenda vendit dhe përtej kufirit gjatë vitit. Si rezultat i operacioneve të suksesshme janë neutralizuar 3.646 terroristë brenda vendit dhe përtej kufirit", tha ministri Akar...

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha se në mbi 200 operacione brenda vendit dhe përtej kufirit gjatë vitit 2020 janë neutralizuar 3.646 terroristë, në konferencën e fundvitit për media, që u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Yaşar Güler, komandatë të tjerë ushtarakë dhe autoritete të lartë ishin të pranishëm në konferencën e fundvitit.

Akar duke vlerësuar çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, njoftoi edhe bilancin në lidhje me luftën kundër terrorizmit gjatë vitit.

Ai theksoi se organizata terroriste përbën kërcënim për 83 milionë qytetarë të Turqisë dhe kufijtë e vendit. “Jemi të vendosur që t’i japim fund organizatës terroriste PKK duke filluar nga veriu i Irakut”, tha ai.

“Gjatë vitit kemi organizuar mbi 200 operacione brenda vendit dhe përtej kufirit gjatë vitit. Si rezultat i operacioneve të suksesshme janë neutralizuar 3.646 terroristë brenda vendit dhe përtej kufirit. Në mesin e terroristëve të neutralizuar gjenden edhe udhëheqës të ashtuquajtur të organizatës. Kështu që, numri i terroristëve të neutralizuar që nga 24 korriku 2015, periudha e re e luftës me terroristët, e deri më sot është 30.416”, shtoi Akar.

Ai rikujtoi se edhe punime të rëndësishme kanë zhvilluar gjatë kësaj periudhe për sigurinë e kufijve, duke informuar se mbi 82.000 persona gjatë vitit janë kapur në përpjekje për të kaluar kufijtë.

Falë operacioneve të Forcave të Armatosura Turke, theksoi Akar, mbi 1 milion sirianë prej të cilëve 450 mijë në Idlib vullnetarisht janë kthyer në mënyrë të sigurtë në vendet e tyre.

Akar në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste FETO theksoi se vazhdojnë me vendosmëri në dritën e informacioneve, dokumenteve dhe të dhënave të reja.

“Prej 15 korrikut, nga tentativa për grusht shteti e deri më sot 20.833 janë shkarkuar nga TSK”, u shpreh Akar.