AKEP mbylli 583 faqe në 2020-ën

Gjatë vitit 2020 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare ka mbyllur 583 faqe në internet me kërkesë të institucioneve të ndryshme, ku dominon Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Kjo shifër ka pësuar një rënie të ndjeshme, në raport me 1 vit më parë ku u mbyllën rreth 8000 faqe, ndonëse kërkesat e AMA-s kanë shënuar rritje.

Gjatë diskutimeve mbi aktivitetin e AKEP gjatë vitit 2020, relatorja Eglantina Gjermeni tha se vetëm 5 nga 11 pikat e rezolutës së Kuvendit janë realizuar plotësisht, ndërsa 6 të tjerat pjesërisht. Për këtë arsye shumë prej problemeve të ngritur janë diskutuar edhe më herët në komisionet parlamentare, ku një prej tyre janë telefonatat e padëshiruara nga kompanitë e marketingut. Gjermeni tha se këtë vit do të jetë gati pr. Ligji për ngritje e regjistrit të komunikimeve tregtare të pakërkuara.

Gjermeni u ndal edhe te numri unik 112, që aktualisht është funksional vetëm në rajonin e Tiranës, duke kërkuar shtritrjen e tij në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme
Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.