Aksi rrugor Korçë-Voskop-Polenë-Korçë drejt transformimit në një rrugë moderne

Aksi rrugor Korçë-Voskop-Polenë-Korçë është drejt transformimit në një rrugë moderne, të sigurtë dhe me standarde bashkëkohore.

Aksi rrugor Korçë-Voskop-Polenë-Korçë është drejt transformimit në një rrugë moderne, të sigurtë dhe me standarde bashkëkohore.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSH) njofton se, punimet vazhdojnë me intensitet në të gjithë gjatesinë prej 16.2 km dhe këto ditë ka filluar asfaltimi i rrugës.

Rikonstruksioni i këtij aksi rrugor përfundon në muajin gusht dhe financohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet programit “Rehabilitimi Segmenteve Rrugore Prioritare” që zbatohet nga FZHSH.

Ky aks rrugor kalon në një nga zonat e Shqipërisë juglindore që është e njohur për aktivitetin intensiv në bujqësi dhe blegtori, çka do të thotë se infrastruktura e rindërtuar do të ndikojë në nxitjen e aktivitetit rural dhe përmirësimin e ekonomisë fermere, shkruan ATA.

Po ashtu, rikonstruksioni i rrugës siguron akses më të shpejtë dhe të sigurtë drejt fshatit turistik të Voskopojës.