Aksident fatal në aksin Korçë-Kapshticë, humbin jetën 2 persona, një i mitur në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Kapshticë, raporton A2news.

Në një aksident automobilistik kanë humbur jetën dy persona, ndërkohë që një i mitur është në gjendje të rëndë. Viktimat, identiteti i të cilave mbetet ende i panjohur, janë dy shtetase të gjinisë femërore.

Mësohet se një i mitur po lufton me jetën si pasojë e lëndimeve.