Sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 73 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdağ në Turqi, njoftoi nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş, raporton Anadolu Agency (AA).
Gümüş në deklaratën për AA tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka the ajri në spitalet në Stamboll dhe Tekirdağ.


