Aksident i rëndë, dyshohet për një të vdekur në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e së dielës pranë fshatit Leshnicë në aksin Korçë-Pogradec.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Gazeta SHQIP, përplasja ka qenë e fortë ndërsa një person shihet i shtrirë në tokë.

Sipas raportimeve të para dyshohet për një të vdekur, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.