Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, përplasen dy automjete, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër. Si shkak i përplasjes së dy automjeteve kanë ngelur të plagosur tre persona që udhëtonin në to.

Aksidenti u regjistrua  pranë një pike karburanti në afërsi të qytetit të Tepelenës. Dy automjetet, përkatësisht automjeti tip BMW, me targë AB 804 CV dhe automjeti tip Renault Clio, me targë AA 453 CV janë përplasur me njeri-tjetrin ndërsa udhëtonin në rrugën kombëtare.

Sipas raportimeve, përplasja ka qenë e fortë ndërsa për të nxjerrë personat e lënduar nga makinat është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Drejtuesi i automjetit Renault Clio, shtetasi Klevant Vasi u transportua me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve të marra, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.