Mësohet se në këtë aksident është përfshirë automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Y. K, me një motomjet me drejtues shtetasin B. N., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



