Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vashtmi, të Maliqit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar, shtetasi P.P.

Drejtuesi i automjetit është identifikuar si shtetasi me inicialet S.K., nga fshati Libonik.

Policia ka mbërritur menjëherë ne vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.02.2022, rreth orës 18:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin S. K., rreth 25 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, ka aksidentuar këmbësorin P. P., rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.