Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen e dy mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur./CNA.al



