Aksident i trefishtë në aksin Fushë-Krujë Thumanë, plagoset pasagjerja

Një aksident ku janë përfshirë tre makina ka ndodhur rreth orës 14:25 në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë.

Nga përplasja është dëmtuar pasagjerja e njërit prej automjeteve, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:25, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin R. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. Gj., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin Sh. S. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetësja K. Gj., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.