Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 21 vjeçarja Silva Xhuta. Ajo është aksidentuar nga shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, raporton Top Channel.
Njoftimi i plotë
Maliq/Informacion paraprak.
Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



