Aksident në aksin Shkodër-Han i Hotit, në gjendje të rëndë një 60-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit.

Dy makina janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e impaktit të fortë, mësohet deri më tani se i plagosur ka mbetur një 60 vjeçar.

I plagosuri është identifikuar me inicialet A.B, nga Postriba dhe është transportuar në spitalin rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.