Aksident në aksin Vlorë-Fier/ Makinat e dy të rinjve përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës, shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.