Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Çerven, në autostradën Levan-Tepelenë.

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Çerven, në autostradën Levan-Tepelenë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e një aksidenti, ku një autoveturë është përplasur me një motor, ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e personit që ndërroi jetë.