Aksident në Bulqizë, në gjendje të rëndë 32-vjeçari

Pasditen e sotme një 32-vjeçar që udhëtonte nga Bulqiza në drejtim të Shupenzës ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierat metalike anësore, transmeton Gazeta Ekspress.

Sulejman Llani ka marrë fraktura të rënda në kokë si pasojë e përplasjes me barrierat metalike.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës e më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Dyshohet që shkak të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit motor.