Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Elbasanit, ku dy makina janë përplasur ashpër mes tyre duke lënë në total 4 persona të plagosur.
Mjeti i tipit ‘Benz Gl’ fuoristradë është përplasur me një veturë të tipit ‘Ford’ e për pasojë 4 persona janë lënduar. Në fuoristradë është lënduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili udhëtonte i vetëm në makinë.

Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të qytetit.
Pamjet u postuan nga Report tv./Express

