Aksident në Fushë Krujë, furgoni përplaset me Audin, një i plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet tip furgon me drejtues shtetasin me inicialet I. M., është përplasur me automjetin tip Audi me drejtues shtetasen me inicialet L. T.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i furgonit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.