Aksident në rrugën e Kombit, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në afërsi të urës me harqe në rrugën e Kombit, ku dy makina janë përplasur.

Një aksident ka ndodhur në afërsi të urës me harqe në rrugën e Kombit, ku dy makina janë përplasur.

Sipas informacioneve të para raportohet për 5 të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar për në spitalin e traumës në Tiranë, raporton Top Channel.

Mësohet se janë përplasur mjetet Range Rover me targa AA 131 SE me drejtus Arjan Nikolla dhe me mjetin Chevrolet me targa AA 243 UJ me drejtues Klajdi Margjini.

Burime bëjnë me dije se personat e plagosur janë banues në Laç.