Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Kamioni me targa kosove është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë drejtuesi i kamionit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka mbetur i plagosur.
Përplasja ka qenë aq e fortë saqë kamioni është ndarë në dysh.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Kukësit për ndihmë mjekësore. Policia nuk ka dhënë ende detaje për ngjarjen, ndërsa gazeta SHQIP mëson se ka mbetur i plagosur shoferi.



