Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident në qytetin e Shkodrës. Mësohet se drejtuesi i një mjeti tip Fouristradë humbi kontrollin dhe u përplas me shtyllën e ndriçimit në rrugë.
Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i mjetit dhe mjeti ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e përparme.
Shoferi ndodhet në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Policia ka nisur hetimet për këtë aksident.


