Aksident në Tiranë, makina përplas një kalimtar, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Brrylit” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një kalimtar.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtuese shtetasen S. N., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.