Aksident tek ’21 dhjetori’, humbin jetën 2 persona

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident me vdekje në kryqëzimin e “21 Dhjetori” në Tiranë.

Policia bën me dije se në aksident u përfshinë dy mjete me drejtues shtetasin  E.D dhe  L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi me iniciale L. C. dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A.B, 69 vjeç.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se shoferi me iniciale E.D  ka shkaktuar aksidentin, pasi në gjendje të alkoolizuar është futur me semafor te kuq në kryqëzim.

Nga kontrolli i mjetit, të riut i është gjetur një armë zjarri, pushkë.

151 persona kanë humbur jetën gjatë 9 mujorit të vitit 2021 nga aksidentet rrugore, njofton INSTAT.

Kjo periudhë paraqitet me një rritje prej 13.4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.

Qarqet ku kanë ndodhur më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Fieri, Durrësi dhe Gjirokastra.