Aksident tragjik në Qafë Muzinë, 5 të vdekur nga përplasja e furgonit me Land Rover

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Qafën e Muzinës, nga i cili sipas shefit të Zjarrfikësve të Bashkisë Dropull ndërruan jetën pesë persona. Viktimat janë dy gra dhe tre burra. Mes viktimave sipas tij është edhe shoferi i furgonit.

Policia konfirmon se furgoni ra nga lartësia në një greminë pasi u përplas nga një makinë fuoristradë sipas “Land Rover”, e drejtuar nga shtetasja me inicialet R.Ç.

Makina “Land Rover” ishte me shpejtësi të madhe dhe furgoni ta tentuar ta shmangë, megjithatë fuoristrada  e përplasur duke e hedhur në greminë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 15:30, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse të Bashkisë Dropull.

Burime bëjnë me dije se trupat sapo janë nxjerrë nga furgoni duke theksuar se dy prej tyre janë zënë poshtë nga shasia, kurse tre të tjerët kanë ndërruar jetë prej traumave të pësuara pas rënies nga lartësia.

Një çift të moshuarish janë në mesin e pesë viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi  pasditen e sotme në Qafë-Muzinë, në aksin Gjirokastër -Sarandë.

Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç ishin pasagjerë në mjetin furgon, ku kanë humbur jetën.

Furgoni drejtohej nga Bardhi Prodo, i cili gjithashtu ndërroi jetë në vend.

Dy prej viktimave janë zënë poshtë nga furgoni duke mos pasur asnjë shans, ndërsa tre të tjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të traumave të pësuara.

Dëshmitarë të aksidentit u bënë mjaft udhëtarë të rrugës Gjirokastër-Sarandë, një ndër më të frekuentuarat gjatë kësaj periudhe.