6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Aksidentet fatale, 70 persona humbin jetën në 4 mujorin e parë 2021

Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të  ndodhura në muajin Prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportoi INSTAT.

Për shkak të mbylljes (lockdoën) në vitin 2020, rënia e aksidenteve ishte e madhe. Kështu që krahasimi  me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në katërmujorin e  parë të vitit 2021, numërohen 427 aksidente rrugore nga 315 aksidente të ndodhura në katërmujorin e  parë të vitit 2020, duke u rritur me 35,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 145 persona nga 67 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 116,4 %. Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 563 persona nga 427 persona, duke u rritur me 31,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në muajin Prill 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 12 persona nga 10 persona të vdekur në Prill 2020. Në katërmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 70 persona nga 49 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2021, aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 24,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 47,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në katërmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 19,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 26,2 %, krahasuar me një vit më pare, raporton INSTAT.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme