Aksidenti i rëndë në Mirditë, pamjet e para nga vendngjarja, shihni si është bërë makina ku mbeti i vdekur drejtuesi

Një person, ende i paidentifikuar, shihet i shtrirë në anë të rrugës, ndërsa pranë tij, ndodhet një i ri, që po përpiqet t’i japë ndihmën e parë.

Këto janë pamjet e rënda të fiksuara gjatë aksidentit të tragjik në Mirditë, ku nga përplasja e autobusit me një makinë tip “Land Rover” ka mbetur i vdekur drejtuesi i kësaj të fundit.

Balkanweb raporton se dëmet e shkaktuara te makina “Land Rover” janë të shumta si pasojë e përplasjes së fortë.

Një person, ende i paidentifikuar, shihet i shtrirë në anë të rrugës, ndërsa pranë tij, ndodhet një i ri, që po përpiqet t’i japë ndihmën e parë.

Policia njoftoi se shoferi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.