Aksidenti në Fushë Krujë, shkon në 4 numri i viktimave nga

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë mbrëmje në Fushë Krujë.

Ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur rëndë, që u transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, duke e çuar kështu në katër numrin e të vdekurve.

Policia sqaroi se një mjet tip “Audi” i ka rënë nga pas një kamioni me targa kosovare, duke u shkatërruar plotësisht, transmeton Balkanweb.

Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i viktimave, por policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë gjithë detajet e ngjarjes tragjike.