Aksidentohet trajleri në Elbasan, lëndohet shoferi, shpëtojnë fëmijët

Automjeti me të cilin po transportonte tulla përfundoi mbi rrethrrotullimin e Bradasheshit në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë.

Drejtuesi i një maunie është lënduar lehtë pasditen e sotme në Elbasan.

Automjeti me të cilin po transportonte tulla përfundoi mbi rrethrrotullimin e Bradasheshit në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë.

Raporton se fatmirësisht nga aksidenti kanë shpëtuar për mrekulli disa banorë të zonës, mes tyre edhe fëmijë të cilët ishin jo më larg se 10-15 metra nga vendi ku maunia humbi kontrollin.

Trafiku u bllokua për disa minuta në këtë aks./ Abcnews.al