Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka dalë kundër aksionit të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për prishjen e ndërtimeve në bregdet, përgjatë sezonit turistik. Ademi tha se në zonën e Velipojës nuk ka probleme me ndërtimet pa leje, dhe kërkoi që të mos dëmtohet imazhi i sezonit turistik me ndërhyrje të Policisë.
“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik.
Mos ketë ndërhyrje që dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë, jo situatë e përkeqësuar për ndërtimet. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës”, ka deklaruar Ademi.


