Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, të shumtë ishin ata që dhuruan ushqime për të prekurit, ndërsa që prej asaj kohe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle të shumta.
AKU bën me dije se gjatë periudhës 28.11.2019-08.12.2019 janë monitoruar dhe kontrolluar 395 pika grumbullimi të ndihmave në zonën e Tiranës, Vorës, Kamzës, Durrësit, Shijakut, Sukthit, Krujës dhe Lezhës si dhe Hotelet apo Resortet ku janë strehuar personat e prekur nga tërmeti.
Nga kontrollet janë konstatuar produkte të cilat ruheshin në kushte të papërshtatshme dhe me afat të kaluar përdorimi. Për këte arsye nga ana e trupave inspektuese është marrë masa e bllokimit dhe më pas asgjesimit të sasisë prej 1727.5 kg produkte si dhe 20 litra lengje./ CNA.al



