AKU bllokon mishin me salmonelë ardhur nga Polonia

Trupat inspektuese bllokuan produktin nga subjekti me aktivitet në Vlorë, i cili merret me tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe të  produkteve dhe nënprodukteve të mishit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2130 kg produkt mish pule me ngarkesë mikrobiologjike, të ardhur nga Polonia.

“Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.” shkruan AKU në njoftimin zyrtar.

Trupat inspektuese bllokuan produktin nga subjekti me aktivitet në Vlorë, i cili merret me tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe të  produkteve dhe nënprodukteve të mishit.

Salmonella Enterica Serovar Enteritidis është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të ushqimit, të lindura në vendet e industrializuara.