Efektivët kanë vendosur kordonin policor përreth kullës, pasi një telefonatë anonime ka lajmëruar se është vendosur një mjet shpërthyes.
Për shkaqe sigurie është izoluar i tërë perimetri përreth, ku qytetarët janë këshilluar ta shmangin këtë zonë derisa të përfundojë operacioni i policisë për kërkimin e bombës.
“Kulla Eiffel është mbyllur deri në një vendim tjetër, sepse një telefonatë anonime pretendon se mund të jetë vendosur një bombë”, thuhet në kumtesën e zyrës për informim të kullës ikonike.
Kujtojmë që Eiffel-in brenda një viti e vizitojnë mbi 6 milionë qytetarë nga e mbarë bota dhe vazhdimisht policia merr telefonata kërcënuese për lëndë të ndryshme shpërthyese – që pas hetimeve rezultojnë të jenë mashtrime.