Albin Kurti pritet në Tiranë nga kryeministri Edi Rama

Albin Kurti në Tiranë, pritja nga kryeministri Rama (foto)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë ku është pritur nga homologu i tij Edi Rama .

Ai u prit me ceremoni mirseardhje në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Më pas ata do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Top Channel.

Kurti do të qëndrojë deri në mesditë ku do të takojë figura të tjera të larta të politikës shqiptare si Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi apo kreun e PD Lulzim Bashën apo kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.