Greqia është aktive në promovimin e stabilitetit dhe rritjes ekonomike në Ballkan nëpërmjet një zgjidhjeje politike që zbulon potencialin e këtij rajoni për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian apo në grupimet e tjera ndërkombëtare, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju Jork.
“Fakti i dialogut tonë me Shqipërinë, por kryesisht marrëveshja historike e Prespës me fqinjin tonë verior, tregon se një marrëveshje nuk mund të jetë e rëndësishme vetëm për një rajon, por ajo mund të shërbejë edhe si një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Një marrëveshje që nuk u arrit për të plotësuar interesat e palës më të fuqishme, por një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët”, theksoi ai.
”Pavarësisht vështirësive, Greqia ka pranuar refugjatë dhe emigrantë në territorin e saj duke dhënë leksione solidariteti”, deklaroi më tej Tsipras.



