Alibeaj i përfshirë në negociatat PD-PS për Presidentin? Kreu i grupit mesazh deputetëve: Ja e vërteta

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka mohuar të jetë pjesë e negociatave për zgjedhjen e e Presidentit të ri të vendit ashti sic ishte aluduar në media.

Në një mesazh drejtuar deputetëve të PD Alibeaj shprehet se nuk ka ndodhur asnjë takim i tillë as në emrin e tij dhe as në emër të grupit parlamentar.

Ai thekson se për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar.

“Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinar, as në titull personal, as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje. Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibeaj.