Alibeaj në Mallakastër: Shkundeni votën për uljen e çmimit të energjisë dhe të naftës, për dyfishimin e ndihmës ekonomike

Drejtuesi politik për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj, ka qene në Mallakastër, ku ka zhvilluar takime nga afër me qytetarët e këtij rrethi...

Drejtuesi politik për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj, ka qene në Mallakastër, ku ka zhvilluar takime nga afër me qytetarët e këtij rrethi.

Alibeaj iu bëri thirrje banorëve që të shkundin votën më datë 25 prill dhe ta hedhin kundër Rilindjes, për të ulur çmimin e energjisë e të naftës dhe për të dyfishuar ndihmën ekonomike.

Enkelejd Alibeaj: Unë e kam të thjeshtë që të vij këtu në krah të Agronit, e kam të thjeshte edhe në Divjakë, edhe në Roskovec, Patos, Lushnjë, Fier, sepse unë e shoh që njerëzit e kane ndarë mendjen.

A nuk ja vlen që në 25 prill vetëm që të ulet çmimi i energjisë, ta bëjmë këto zgjedhje që të votojmë për veten, që të vendoset ndihma ekonomike edhe njëherë, madje të dyfishohet, nuk ja vlen të votojmë në datë 25 prill për të ulur së paku 240 lekë çmimin e naftës?

Banori: Duhet të hapin sytë për të bërë ndryshimin, më ka hequr djalin nga puna ka 6 vjet, e mbaj unë me pensionin, mbaj djalin me dy femijë sepse më vjen keq, nuk e lë dot. Kam një farë aktiviteti këtu në fshat, pemëtari, ca bletë që ja kam kushtuar djalit.

“Në këtë situatë, siç është familja e gjithësecilit që vuan fëmija, vuan prindi, që është pa punë, që vuajnë të rinjtë, që vuan ai ë sëmuri se s’paguan dot ilaçet, ky hall është në çdo familje shqiptare, të majte dhe të djathtë.

Banori: Jetojmë në një zonë naftëmbajtëse, ku shumë koncesionarë janë futur me ligje e pa ligje, ata kanë letrat. Ato letra duhet të hapen për të parë se çfarë është shkelur. Unë di se jetoj këtu. Në momentin që kooperuan firmat këtu në Visokë, gjëja e parë që bënë, nga 5 veta që ishin në grup, ka ngelur një punëtor, a e zë gazi, se çfarë i ndodh. Të gjitha koncesionet do të hapen të gjitha letrat një nga një dhe kush ka shkelur ligjin do të përgjigjët.